Moti
🔎 KĂ«rko
RTV21
Ballinaâ€șDiaspora
✈ Diaspora

Altin Marku bëhet anëtar i Asociacionit të Gazetarëve botërorë në Gjenevë

nga Gentrita Xhemajli5 dhjetor 2025
Altin Marku bëhet anëtar i Asociacionit të Gazetarëve botërorë në Gjenevë
Altin Marku nga "Fol shqip Show", qĂ« transmetohet nĂ« RTV21 Ă«shtĂ« zgjedhur anĂ«tar i kryesisĂ« sĂ« ShoqatĂ«s sĂ« GazetarĂ«ve botĂ«rorĂ« me seli nĂ« GjenevĂ« (APESL). Po ashtu nĂ« kĂ«tĂ« kryesi si anĂ«tar Ă«shtĂ« zgjedhur edhe gazetari shqiptar, Nefail Maliqi. Lajmi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga gazeta zvicerane nĂ« shqip “LeCanton27.ch".

Altin Marku ka reaguar pasi është zgjedhur anëtar i kryesisë së Shoqatës së Gazetarëve botërorë me seli në Gjenevë (APESL).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,Marku theksoi se ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe forcimin e rolit të tij profesional në fushën e gazetarisë.

Ai po ashtu shton se anëtarësimi në APES është një mundësi për të krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi mes gazetarëve dhe institucioneve në mbarë botën.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi ju bëj me dije për procesin e anëtarësimit tim në Asocinacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Botëror (APES), një organizatë prestigjioze që bashkon profesionistë të medias nga e gjithë bota. Ky anëtarësim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe forcimin e rolit tim profesional në fushën e gazetarisë.

Pjesë e këtij unioni, synoj të kontribuoj në shkëmbimin e përvojave, në promovimin e standardeve të larta etike dhe në përfaqësimin me dinjitet të komunitetit ku veproj. Anëtarësimi në APES është një mundësi për të avancuar më tej projektet mediatike dhe për të krijuar ura të reja komunikimi me gazetarët dhe institucionet nga vende të ndryshme.

Ky hap shënon një përgjegjësi të re profesionale, të cilën e mirëpres me përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e medias.

Me respekt, Altin Marku

← MĂ« shumĂ« lajme✈ MĂ« shumĂ« nga Diaspora
Altin Marku bëhet anëtar i Asociacionit të Gazetarëve botërorë në Gjenevë | Payload Website Template