RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka prezantuar paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, një ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. “Sot, ne po ashpërsojmë edhe më shumë masat kufizue

nga B G23 shkurt 202423 shkurt 2024

Bashkimi Evropian ka prezantuar paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, një ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Sot, ne po ashpërsojmë edhe më shumë masat kufizuese kundër ushtrisë së Rusisë dhe sektorit të mbrojtjes”, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate për media.

“Ne vazhdojmë të jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të goditur makinerinë e luftës së Rusisë dhe për të ndihmuar Ukrainën që të fitojë luftën e saj legjitime për vetëmbrojtje”.

Paketa e 13-të e sanksioneve e bllokut evropian, që lidhet me pushtimin rus të Ukrainës, shënjestron industrinë e mbrojtjes së Rusisë. Sanksionet po ashtu përfshijnë ngrirje të aseteve dhe kufizime të lëvizjes për 106 individë dhe 88 organizata, duke bërë që numri i përgjithshëm i njerëzve dhe grupeve të sanksionuara nga blloku të arrijë në 2.000. Blloku tha se ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe organizatave për shkak të “minimit apo kërcënimit të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”.

Në listën e të sanksionuarve janë përfshirë dhjetëra zyrtarë rusë, përfshirë “anëtarë të gjyqësorit, politikanë lokalë dhe persona përgjegjës për dëbimin e paligjshëm dhe riedukimin ushtarak të fëmijëve ukrainas”, u tha në njoftim.

BE-ja po ashtu ka vendosur kufizime ndaj kompanive nga Serbia, India, Shri Lanka, Kina, Kazakistani, Tajvanda dhe Turqia, nën dyshimet se kanë eksportuar produkte në Rusi, që kanë përdorim të dyfishtë, dhe për “mbështetjen e ushtrisë ruse”.

Kufizimet po ashtu janë zgjeruar edhe ndaj komponentëve që përdoren për zhvillimin dhe prodhimin e dronëve.

Emrat e kompanive do të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së brenda disa ditësh.

Në përgjigje të lëvizjes së BE-së, Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi më 23 shkurt se do të zgjeronte në mënyrë drastike listën e politikanëve dhe zyrtarëve të bllokut të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi.

“BE-ja po vazhdon përpjekjet e saj të kota për t’i bërë presion Rusisë përmes masave kufizuese të njëanshme”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate./rel

Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve
LAJMI TJETËR →
Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve

Lexo edhe

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t
Bota

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t

37 min më parë
SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë
Bota

SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë

38 min më parë
Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës
Bota

Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës

38 min më parë
"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim
Bota

"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim

39 min më parë
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n
Bota

Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit
Teknologji

Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit

48 min më parë
Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës
Teknologji

Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës

1 orë më parë
Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli
Teknologji

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

1 orë më parë
I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI
Teknologji

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI

1 orë më parë