RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

Në qendër të Beograd, dhjetëra mijëra persona protestuan më 27 maj nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për

nga Venera Grabanica27 maj 202327 maj 2023

Në qendër të Beograd, dhjetëra mijëra persona protestuan më 27 maj nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë serbe pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona.

Për shkak të numrit të madh të protestuesve, rrethojat mbrojtëse të vendosura jashtë ndërtesës së Kuvendit serb u lëvizën, në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdonin marshimin e tyre drejt ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë.

Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “dorëheqje” dhe “Vuçiq po largohet”.

Pasi qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit serb, ata vendosën lule dhe nderuan viktimat e sulmeve me armë zjarri.

Protestuesit vazhduan rrugën drejt ndërtesës së transmetuesit publik dhe qëllimi i tyre ishte që ky televizion të raportojë për këtë protestë.

Organizatorët bënë thirrje për protestë paqësore.

Protestuesit kanë një sërë kërkesash, përfshirë edhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllav Gashiq, dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Ata po ashtu po kërkojnë që të ndryshohet trupi rregullator për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që propagandojnë dhunë dhe shkelin rregullat, si dhe marrjen e frekuencave kombëtare të televizioneve Pink dhe Happy.

Pas dy të shtënave masive, autoritetet në Beograd njoftuan për konfiskimin e armëve nga qytetarët dhe për rritjen e sigurisë rreth shkollave.

Ministri i Arsimit në Serbi, Branko Ruzhniq, ka dhënë dorëheqje pas të shtënave në një shkollë fillore në Beograd.

Ndërkaq, me kërkesë të opozitës, Kuvendi serb ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar për situatën e sigurisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar mbajtjen e protestave, pasi ka thënë se përmes tyre po politizohet tragjedia. Megjithatë, ai është shprehur i hapur për dialog me opozitën. Por, ai ka refuzuar që të shkarkojë zyrtarët që protestuesit po kërkojnë që të largohen nga pozitat e tyre.

Më 3 maj, një 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe rojën e një shkolle në Beograd, si dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues. Disa ditë më vonë, edhe një nxënëse vdiq nga plagët e marra.

Një ditë më pas, më 4 maj, një 21-vjeçar hapi zjarr në disa fshatra afër Beogradit, duke vrarë tetë persona dhe plagosur 14 të tjerë. Më pas ai është arrestuar./rel

Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës
LAJMI TJETËR →
Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës

Lexo edhe

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t
Bota

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t

37 min më parë
SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë
Bota

SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë

38 min më parë
Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës
Bota

Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës

38 min më parë
"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim
Bota

"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim

38 min më parë
Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve
Teknologji

Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve

47 min më parë
Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit
Teknologji

Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit

48 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n
Bota

Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

1 orë më parë
Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli
Teknologji

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

1 orë më parë
I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI
Teknologji

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI

1 orë më parë
​Ngjarjet e datës 7 gusht
Lajme

​Ngjarjet e datës 7 gusht

6 orë më parë