RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
🇽🇰 Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, përsëriti qëndrimin e partisë së saj se mbetet në opozitë edhe pas një mbledhje që u zhvillua sot në Kuvend në mes u.d. presidentes, Albulena Haxhiu me përfaqësues

nga Gentrita Xhemajli31 korrik 202631 korrik 2026

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, përsëriti qëndrimin e partisë së saj se mbetet në opozitë edhe pas një mbledhje që u zhvillua sot në Kuvend në mes u.d. presidentes, Albulena Haxhiu me përfaqësues të partive politike, për përgatitjen e seancës konstituive.

“PDK ka pozicion të qartë politik, ne do të jemi në opozitë. Mirëpo, jemi të interesuar që sa më parë institucionet e Kosovës të konstituohen në mënyrë që të fillojmë të adresojmë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

E pyetur për një front të përbashkët opozitar, Çitaku tha se opozita ka nevojë për bashkërendim, por “ne s’e dimë saktë se kush do të jetë në opozitë e kush në pozitë”.

“Por, PDK mbetet në opozitë”, shtoi ajo.

Çitaku më pas theksoi dallimet që kanë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke mos e përjashtuar bashkëpunimin e mundshëm për zgjedhjen e Presidentit, megjithatë ajo tha se zgjedhja e tij i mundëson mandat katërvjeçar Albin Kurtit.

“Jemi vite larg me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shohim fare pak hapësirë për bashkëpunim. Këtë qëndrim e kemi bërë të qartë mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi i institucioneve dhe interesave të qytetarëve, por jo në qeverisje”.

“Çështja e Presidentit s’është një vend pune. Zgjedhja e Presidentit i mundëson Albin Kurtit qeverisje katërvjeçare. Për ne po aq sa është i rëndësishëm presidenti është raporti me SHBA’në, gazi amerikan, sektori privat, liria e mediave, mbrojtja e demokracisë, ka shumë çështje rreth të cilave ne kemi dallime të thella dhe zgjedhja e Presidentit i mundëson Albin Kurtit një qeverisje katërvjeçare”.

Çitaku në fund tha se është shumë e rëndësishme që Kuvendi të konstituohet, “të mos ketë zhagitje e të mos prodhohen kriza të reja institucionale e kushtetuese”.

Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës
LAJMI TJETËR →
Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës

Lexo edhe

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t
Bota

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t

25 min më parë
SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë
Bota

SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë

25 min më parë
Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës
Bota

Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës

25 min më parë
"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim
Bota

"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim

26 min më parë
Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve
Teknologji

Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve

35 min më parë
Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit
Teknologji

Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit

36 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n
Bota

Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

58 min më parë
Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli
Teknologji

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

1 orë më parë
I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI
Teknologji

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI

1 orë më parë
​Ngjarjet e datës 7 gusht
Lajme

​Ngjarjet e datës 7 gusht

5 orë më parë