Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Drenica shpallet kampion në futsall pas fitores ndaj Prishtina 01

nga Gentrita Xhemajli9 qershor 2026
Drenica shpallet kampion në futsall pas fitores ndaj Prishtina 01
Skuadra e Drenicës ka siguruar zyrtarisht titullin kampion të Superligës së Kosovës në futsal për sezonin 2025/26.\r\n\r\nKy sukses i madh u arrit pas një fitoreje të jashtëzakonshme në kryeqytet, duke bërë që trofeu i çmueshëm të rikthehet në Skenderaj dhe të kurorëzojë një rrugëtim mbresëlënës të kuqezinjve.\r\n\r\nNë këtë arritje historike, një meritë të veçantë e ka edhe presidenti i klubit, Haxhi Rreci.\r\n\r\nPërmes përkushtimit, investimit dhe një organizimi të shkëlqyer, ai arriti të ndërtojë një skuadër tejet konkurruese dhe fituese që dominoi në parket.\r\n\r\nMe këtë triumf, “Shqiponjat e Zeza” shkruajnë një kapitull të ri e të lavdishëm në historinë e klubit, duke u konfirmuar si fuqia kryesore e futsalit kosovar për këtë vit.
← Më shumë lajme Më shumë nga Sport