Moti
🔎 KĂ«rko
RTV21
Ballinaâ€șHendboll
đŸ€Ÿ Hendboll

Hendboll: Të enjten hidhet shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

nga B G5 nëntor 2025
Hendboll: Të enjten hidhet shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027
ë enjten prej orës 11:00 në Vjenë bëhet tërheqja e shortit për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 për hendbollistë. Në fazën e dytë për herë të parë paraqitet edhe Kombëtarja e Kosovës që javën e kaluar e eliminoi Britaninë e Madhe në raundin e parë. Kombëtarja jonë do të jetë në vazon e dytë së bashku me Sllovakinë, Lituaninë, Belgjikën, Finlandën, Izraelin, Letoninë e Turqinë. Në vazon e parë do të jenë Greqia, Bosnjë-Hercegovina si dhe gjashtë kombëtaret që përfundojnë në vendet e fundit në grupet e Kampionatit Evropian 2026 që mbahet në janar. Kosova mund të përballet me Greqinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe kombëtaret që përfundojnë të fundit në grupet C, D, E dhe F. Kualifikimet për Botëror organizohen në tri faza. Për Kosovën kalimi eventual i fazës së dytë do të ishte sukses i jashtëzakonshëm. Shumë do të varet nga shorti i së enjtes. Ndeshjet e fazës së dytë luhen më 18/19 dhe 21/22 mars të vitit të ardhshëm.
← MĂ« shumĂ« lajmeđŸ€Ÿ MĂ« shumĂ« nga Hendboll
Hendboll: Të enjten hidhet shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027 | Payload Website Template