RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Mbreti Charles shtrihet në spital

Mbreti Charles është shtruar në spital për trajtim të prostatës, thonë nga Buckingham Palace. Procedura do të kryhet në spitalin privat të London Clinic, aty ku Catherine, Princesha e Uellsit u operua

nga Kaltrina Berila26 janar 202426 janar 2024

Mbreti Charles është shtruar në spital për trajtim të prostatës, thonë nga Buckingham Palace.

Procedura do të kryhet në spitalin privat të London Clinic, aty ku Catherine, Princesha e Uellsit u operua javën e kaluar.

Kuptohet se Mbreti vizitoi nusen e tij në spital të premten në mëngjes, përpara trajtimit të planifikuar.

Nuk dihet ende se sa kohë do të qëndrojë në spital Mbreti Charles.

Mbretëresha Camilla u pa me monarkun kur ai mbërriti në spitalin në Marylebone në Londrën qendrore.

Mbreti Charles e kishte bërë publik problemin e tij shëndetësor si një mënyrë për t’u dërguar një mesazh burrave të tjerë për të kontrolluar prostatën e tyre.

Një problem beninj i prostatës, i cili nuk është kanceroz, është i zakonshëm tek meshkujt e moshuar, sipas NHS.

Rreth një në tre burra mbi moshën 50 vjeç do të kenë disa simptoma të një prostate të zmadhuar, e cila është një gjëndër që ndodhet pak poshtë fshikëzës.

Trajtimi mjekësor nuk është aq i rëndësishëm sa të kërkojë ndonjë ndryshim kushtetues për rolin e Mbretit si kreu i shtetit. Nuk do të ketë nevojë për “këshilltarë të shtetit” që mund të qëndrojnë kur një monark është i sëmurë rëndë./21Media

Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve
LAJMI TJETËR →
Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve

Lexo edhe

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t
Bota

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t

37 min më parë
SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë
Bota

SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë

38 min më parë
Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës
Bota

Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës

38 min më parë
"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim
Bota

"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim

39 min më parë
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n
Bota

Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit
Teknologji

Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit

48 min më parë
Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës
Teknologji

Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës

1 orë më parë
Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli
Teknologji

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

1 orë më parë
I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI
Teknologji

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI

1 orë më parë