Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Përfundon numërimi në 9 qendra, tërhiqen mbi 85,700 pako me fletëvotime nga jashtë

nga Gentrita Xhemajli9 qershor 2026
Përfundon numërimi në 9 qendra, tërhiqen mbi 85,700 pako me fletëvotime nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në nëntë komuna është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. Ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës jashtë Kosovës.\r\n\r\nZëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se procesi i numërimit dhe verifikimit po vazhdon në 29 qendra të tjera komunale të numërimit.\r\n\r\nElezi bëri të ditur se pas përfundimit të numërimit në 29 komuna, materialet zgjedhore do dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të nisë skanimi i listave të votuesve.\r\n\r\n“Është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve, në 9 Qendra Komunale të Numërimit. Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot dhe Novobërdë. Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera. Sipas të dhënave deri më tani (9 qershor 2026, ora 17:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara, që i takojnë 38 QKN-ve, është 902 nga 2,498 vendvotime apo mbi 36 përqind. Qendrat Komunale, të cilat kanë përmbyllur procesin e numërimit dhe verifikimit, do të dorëzojnë materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Në QNR së shpejti do të fillojë skanimi i Listës së Votuesve nga vendvotimet e rregullta nga disa prej komunave që tashmë kanë përfunduar punën QKN dhe që kanë dorëzuar materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Skanimi i listës së votuesve që është përdorur në vendvotime është i domosdoshëm para se të fillohet me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse i ndihmon KQZ-së të sigurohet se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht”, tha Elezi.\r\n\r\nPo ashtu është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës nga 23 shtete.\r\n\r\nKQZ ka filluar me vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.\r\n\r\nSipas Elezit, Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës.\r\n\r\nPakot që aprovohen do të përfshihen në procesin e numërimit, pas disa ditësh.\r\n\r\n“Gjatë ditës së hënë, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 23 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë. Gjatë pasdites së sotme KQZ ka filluar me vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pakot që aprovohen do të përfshihen në procesin e numërimit, pas disa ditësh”, tha ai.\r\n\r\nSipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë në zgjedhjet e 7 qershorit ka dalë LVV me 42,95% ose 299,328 vota, PDK e dyta me 21,14% ose 147,292 vota, LDK e treta me 17,60% ose 122,659 vota dhe Aleanca e katërta me 7,16% ose 49,913 vota.\r\n\r\nNë zgjedhjet e 7 qershorit sipas KQZ-së është dalja më e ulët e qytetarëve në zgjedhje, krahasuar me dy palë zgjedhje parlamentare të vitit 2025./kp
← Më shumë lajme📰 Më shumë nga Lajme