RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Qeveria të lëvizë shpejtë me themelimin e Asociacionit”

Bashkimi Evropian kërkoi nga Kosova dhe Serbia që sa më parë të rinisë procesi i dialogut në mënyrë që palët të mund të trajtojnë çështje të rëndësishme për normalizimin e raporteve. Zëdhënësi i BE-së

nga Venera Grabanica18 gusht 202318 gusht 2023

Bashkimi Evropian kërkoi nga Kosova dhe Serbia që sa më parë të rinisë procesi i dialogut në mënyrë që palët të mund të trajtojnë çështje të rëndësishme për normalizimin e raporteve. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se nëse nuk ka përparim në dialog, nuk ka përparim as në rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Nga Qeveria u kërkua themelimi i  Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

‘’Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet.  Palët duhet të fillojnë të punojnë si duhet në normalizim, të ecin para në agjendën evropiane, pasi nëse nuk ka progres në dialog, s’ka progres edhe në rrugën evropiane. E ka cekur BE-ja këtë në disa raste. Është esenciale zbatimi i marrëveshjes ku bënë pjesë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe’’, tha Stano.

Në Qeveri thanë se mbesin të përkushtuar në proces të dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër.  Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se sekuencimi dhe zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksit duhet të bëhet në mënyrë të drejtë, të barabartë për palët e përfshira në proces.

Në opozitë thonë se zvarritje të qëllimshme të Qeverisë për themelimin e Asociacionit. Duke kritikuar kryeministrin Kurti se po krijon kriza në veri për t’iu shmangur themelimit të Asociacionit, deputeti i PDK-së Hisen Berisha tha se Asociacioni që ka pranuar Kurti  do t’i sjellë autonomi komunave me shumicë serbe.

‘’Nxjerrja e Asociacionit si temë e Brukselit do të rrezikojë që në Kosovë të ketë autonomi territoriale. Rezistenca e Kurtit për të zbatuar obligimet që ka marrë në Bruksel dhe në Ohër është rezultat i të kuptuarit se ka bërë marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, deklaroi Berisha.

Analisti politik, Albinot Maloku, tha se Qeveria nuk po e konkretizon hartimin e statutit të Asociacionit prandaj faktori ndërkombëtar po kërkon hapa të shpejtë. Sipas tij, çdo zvarritje për themelimin e Asociacionit do të ketë pasoja në raportet me faktorin ndërkombëtar.

‘’Qeveria të jetë e gatshme me propozim për statutin e Asociacionit. Faktori ndërkombëtar po kërkon themelimin e kësaj trupe, cdo zvarritje do të jetë pengesë me përafrimin e Kosovës me instancat ndihmuese që i bjen me SHBA-të”, tha Maloku.

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, tha se kërkojnë nga Kosova lëvizë shpejt, vendosmërisht, për të çuar përpara negociatat për të krijuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe./21Media

Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës
LAJMI TJETËR →
Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës

Lexo edhe

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t
Bota

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t

37 min më parë
SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë
Bota

SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë

38 min më parë
Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës
Bota

Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës

38 min më parë
"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim
Bota

"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim

38 min më parë
Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve
Teknologji

Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve

47 min më parë
Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit
Teknologji

Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit

48 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n
Bota

Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

1 orë më parë
Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli
Teknologji

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

1 orë më parë
I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI
Teknologji

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI

1 orë më parë
​Ngjarjet e datës 7 gusht
Lajme

​Ngjarjet e datës 7 gusht

6 orë më parë