Real konfirmon dëmtimin e Mbappe
Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Kylian Mbape, i cili u zëvendësua në ndeshjen me Atalantën. Ylli i sulmit ka një dëmtim në këmbën e majtë, për të cilin klubi nuk jep detaje për rikthimin, por koh
Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Kylian Mbape, i cili u zëvendësua në ndeshjen me Atalantën.
Ylli i sulmit ka një dëmtim në këmbën e majtë, për të cilin klubi nuk jep detaje për rikthimin, por koha e rikuperimit mendohet të jetë 10 ditë.
Mbape rrezikon kështu seriozisht pjesëmarrjen në Kupën Interkontinentale ku Reali përfaqëson Europën. Kujtojmë se ndeshja e parë për madrilenët luhet të mërkurën e ardhshme dhe koha nuk premton.
Pavarësisht dëmtimit, francezi me shumë gjasa do të udhëtojë me skuadrën në Katar. Atje do të vlerësohet gjithçka nga stafi mjekësor, për t’i dhënë mundësinë e aktivizimit Ançelotit.

Më të fundit
Të gjitha →
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI







