🎭 Kulturë
Sonte “Ballo Pranverore” e RTV21, 28 vjetori i themelimit të shtëpisë mediale 21 Media
nga Venera Grabanica21 maj 2026
RTV21 rikthen sonte një nga ngjarjet më elegante dhe më të dashura festive, “Ballo Pranverore 2026”. E nisur si traditë në vitin 2008 dhe e mbajtur për herë të fundit në vitin 2019, Ballo rikthehet pas disa vitesh pauzë me një edicion të veçantë, me muzikë live, skenografi pranverore, mysafirë nga jeta publike, kulturë, art, biznes dhe media.
“Valsi sivjet këndon shqip”, ndërsa programi artistik është kuruar nga Afërdita Saraçini-Kelmendi. Organizatorët paralajmërojnë surpriza, garë valsi, gala-atmosferë dhe një vazhdim të natës me afterparty.
Për risitë, rikthimin e Ballos, përmbajtjen, skenografinë, të ftuarit dhe prapaskenat e organizimit, Milot Nuraj sot në ''Horizontin e Mesditës'' ndau detaje për shikuesit.
