RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Trump letër Thaçit: Uron 11 Vjetorin e Pavarësisë

Presidenti Trump uron presidentin Thaçi për 11 Vjetorin e Pavarësisë, rithekson rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përme

nga RTV2115 shkurt 201915 shkurt 2019

Presidenti Trump uron presidentin Thaçi për 11 Vjetorin e Pavarësisë, rithekson rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë.

Presidenti Trump i ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare.

“Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Kjo është letra e plotë e Presidentit të SHBA-së dërguar Presidentit të Kosovës:

“I nderuari Z. President:

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë së shtetit tuaj.

Marrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald J.Trump”

Presidenti Trump i ka dërguar letër edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar njohjen e Kosovës.

Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës
LAJMI TJETËR →
Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës

Lexo edhe

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t
Bota

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t

37 min më parë
SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë
Bota

SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë

38 min më parë
Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës
Bota

Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës

38 min më parë
"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim
Bota

"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim

38 min më parë
Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve
Teknologji

Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve

47 min më parë
Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit
Teknologji

Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit

48 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n
Bota

Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

1 orë më parë
Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli
Teknologji

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

1 orë më parë
I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI
Teknologji

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI

1 orë më parë
​Ngjarjet e datës 7 gusht
Lajme

​Ngjarjet e datës 7 gusht

6 orë më parë