RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Turqia regjistron temperaturë rekorde

Turqia ka regjistruar temperaturë rekorde prej 49.5 gradësh Celsius, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040. Temperatura rekorde

nga R16 gusht 202316 gusht 2023

Turqia ka regjistruar temperaturë rekorde prej 49.5 gradësh Celsius, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040.

Temperatura rekorde është regjistruar të martën në provincën Eskishehwr, ka thënë ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.

Sipas tij, rekordi paraprak është regjistruar më 2021 – 49.1 gradë Celsius.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar të mërkurën se vala e të nxehtit do të vazhdojë t’i rrisë temperaturat normale të sezonit për 11 gradë.

Arsyeja kryesore mbrapa kësaj vale besohet se qëndron te ndryshimet klimatike, ka thënë Baris Onol, profesor i meteorologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit.

Ndonëse fenomeni El Nino, që aktualisht është aktiv, ndikon në rritje të temperaturave, valët e të nxehtit janë bërë viteve të fundit më të shpeshta dhe më të gjata, ka thënë Onol për agjencinë e lajmeve dpa.

“Turqia do të jetë më e ekspozuar ndaj temperaturave të larta në 30 deri në 40 vjetët e ardhshëm, sikurse gjithë rajoni i Mesdheut”, ka thënë Onol.

Ai ka parashikuar që piku i sezonit turistik në të ardhmen do të bartet në shtator dhe tetor.

Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve
LAJMI TJETËR →
Aksionet e SpaceX rriten 6% pas zhbllokimit të 900 milionë titujve

Lexo edhe

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t
Bota

Arabisë Saudite i kanoset sulm i koordinuar nga milicitë irakiane dhe Houthi-t

38 min më parë
SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë
Bota

SHBA pezullon inspektimet e avokados në Meksikë

38 min më parë
Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës
Bota

Punonjësit shëndetësorë kërcënojnë të braktisin luftën kundër Ebolës

38 min më parë
"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim
Bota

"Vduat e zeza" të Rusisë: Gra që martohen me ushtarë për të marrë kompensim

39 min më parë
Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n
Bota

Bisedimet për demokracinë në Venezuelë nisin pa Machado-n

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit
Teknologji

Modeli i AI i Meta hakoi sistemet e një kompanie gjatë testimit

48 min më parë
Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës
Teknologji

Agjenti i AI-t mashtroi njerëz realë dhe u përpoq të fusë kod keqdashës

1 orë më parë
Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli
Teknologji

Babai i AI: Inteligjenca artificiale do të shpëtojë gjithnjë e më shumë nga kontrolli

1 orë më parë
I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI
Teknologji

I hapur apo i mbyllur: debati që po ndan industrinë e AI

1 orë më parë