Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Zeqaj: Populli duhet të ndëshkojë sa ta mundet atë që na çonë në zgjedhje

nga Gentrita Xhemajli9 qershor 2026
Zeqaj: Populli duhet të ndëshkojë sa ta mundet atë që na çonë në zgjedhje
(Lajm i përditësuar)
Zeqaj: Populli duhet të ndëshkojë sa ta mundet atë që na çonë në zgjedhje Gazetari, Florent Zeqaj në emisionin "Click" të RTV21, tha se populli duhet të dijë se kush po dërgon vendin në zgjedhje. Duke shtuar se të njëjtin duhet të ndëshkoj sa të mundet. "Krejt këto çka ne po i flasim nëse ndodhin, ndodhin për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe populli duhet të dijë se kush po na çonë në zgjedhje dhe ai që po çonë në zgjedhje, populli duhet të ndëshkoj sa të mundet", deklaroi Zeqaj./RTV21/21Media
Zeqaj “godet” partitë: T’ia tregojnë popullit, a duan institucione apo hajgare Gazetari, Florent Zeqaj në emisionin "Click" të RTV21, tha se partitë politike duhet t'ia sqarojnë popullit se a dëshirojnë të bëjnë institucione apo të dëshirojnë të bëjnë hajgare. "Partitë politike që janë në Kosovë duhet t'ia sqarojnë popullit, a dëshirojnë të bëjnë institucione a dëshirojnë të bëjnë hajgare. Populli duhet të dijë se pse ne po shkojmë në zgjedhje. Po krejt këto parti bashkë mund të zgjedhin edhe presidentin, me bërë qeverinë edhe të kryejnë punë", tha ai./RTV21/21Media
Zeqaj për rënien e votuesve: Alarm për çdo politikanë Gazetari, Florent Zeqaj në emisionin "Click" të RTV21, duke folur për rënie e qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 7 qershorit tha se kjo është alarm për çdo politikanë. "Është një situatë ku populli ka vendosur para një alarmi të kryer gjitha partitë politike edhe ato që kanë kërkuar 70, 80 deputetë edhe ato që kanë trumbetuar si një qeverisje të keqe, për synime për të marrë pushtetin. Loja e këtyre partive politike me këtë vendim të sovranit ku 1.2 milionë banorë nuk po dëshirojnë asnjë partie politike është alarm për çdo politikanë që ka mendësinë të shëndosh dhe ka interesin e shtetit para atij personal", tha ai./RTV21/21Media
← Më shumë lajme📰 Më shumë nga Lajme