Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

1 mijë e 12 të infektuar me koronavirus, të moshës 10 deri 19 vjeç

nga B.K22 janar 2022


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 3 mijë e 206 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 11 mijë e 884 mostrave.
Personat mes moshave 10 deri në 19 janë me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit. 1 mijë e 12 persona të kësaj moshe kanë dalur pozitiv me koronavirus.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 515 persona të tjerë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit janë të moshës 40 deri në 49 vjeç, ndërsa 500 raste të tjera të konfirmuara me koronavirus janë të moshës 30 deri në 39 vjeç.

Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Në raportin ditor thuhet se edhe 357 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 15 mijë e 245./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →