Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

1 mijë e 419 viktima nga tërmeti në Haiti

nga Kaltrina Berila17 gusht 2021

Të paktën 1 mijë e 419 njerëz kanë vdekur në tërmetin me magnitudë 7.2 në Haiti. Më shumë se 6 mijë e 900 mbetën të lënduar dhe një numër i panjohur ende mungon.
Zonat e goditura nga lëkundjet sizmike pritet tani të përballen edhe me një valë vranësirash tropikale të cilat mund të zbrazin deri 25 cm reshje dhe të rrezikojnë operacionet e kërkimit nga rrëshqitjet e mundshme të tokës.
Amerika dhe vendet latine vijuan të martën të dërgojnë ndihma për banorët e Haitit, transmeton rtv21.tv.
Tërmeti me magnitudë 7.2 sipas shkallës Rihter e goditi shtetin ishullor të shtunën në mëngjes në qytezën jugore të San-Luis-Dy-Sydit.
Tërmeti i vitit 2010 kishte një magnitudë më të vogël, 7 Rihter, por goditja në zonat më të banuara vetëm 6 milje nën tokë shkaktuan rreth 250 mijë viktima dhe mbi 300 mijë të lënduar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →