1 muaj paraburgim për gruan që e preu në qafë bashkëshortin
Policia e Kosovës dje ka dhënë detaje për rastin ku një grua ka sulmuar bashkëshortin e saj me thikë.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00, në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt ka njoftuar se të pandehures i kanë caktuar një muaj paraburgim, e cila masë do të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 7 shkurt 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin – bashkëshortin e saj, në atë mënyrë që të njëjtin e sulmon me një mjetë të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rënda trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media










