10 ditët e ardhshme, temperaturat maksimale deri në 37 gradë Celsius
Në 10 ditë e ardhshme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, kështu ka bërë të ditur Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Në njoftimin e Departamentit Meteorologjik thuhet se duke marr parasysh sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezentë nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përvëluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin.
“Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotrojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje të cilat në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë edhe maksimalet deri në 37°C. Shtuar kësaj edhe sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezente nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përcëlluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin”, thuhet në njoftimin e Departamentit Meteorologjik./21Media











