Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

10 filmat më të mirë 2021 sipas Hollywood Reporter

nga B.K29 dhjetor 2021


Bota e filmit gjatë vitit që po lëmë pas, ashtu si edhe fusha të tjera, përfshiu ngjarje nga më të ndryshmet, të cilat u realizuan edhe pse në pandemi. Dhe si edhe çdo fundvit tjetër, kompani të ndryshme po bëjnë vlerësimin e tyre, përfshirë këtu të filmave më të mirë. Kur jemi te kjo, Hollywood Reporter zgjodhi dhjetë filmat më të mirë për vitin 2021.
I pari në listë është drama japoneze “Drive My Car” me regji të regjisorit, njëherësh skenaristit Ryûsuke Hamaguchi. Tregimi në të bazohet në tregimin e shkurtër të autorit Haruki Murakami, rolin e të cilit e luan Hidetoshi Nishijima. Atij i vdes gruaja. Këtu eksplorohet lidhja e mistershme në mes dy personash. “Drive My Car” u zgjodh si filmi më i mirë ndërkombëtar për garën e Oscarëve të radhës.

I dyti në listë sipas Hollywood Reporter është “The Power of the Dog”, me regji të Jane Campion. Ky film paraqet temat si: mizori ndaj kafshëve, dashuri, pikëllim, keqardhje e xhelozi.

I treti në listë është filmi “The Worst Person in the World”. Ky film flet për lidhje dashurie, një grua e cila përballet me çështje të pazgjidhura nga e kaluara, ndërkohë që duhet të bëjë zgjidhje për të ardhmen e saj. Edhe ky film është në rrethin e ngushtë për çmimin Oscar, në kategorinë për filmin më të mirë të huaj.

“Parallel Mothers” vjen në pozitën e katërt. Ky fim i cili është me regji të Pedro Almodovar, sjell në skenë dy gra shtatzëna, njëra e moshës së mesme, dhe tjetra adoleshente. Ato krijojnë një lidhje të forte në mes vete.

Në pozitën e pestë u radhit filmi “The Lost Daughter” i regjisores Megi Gjillenhell. Kjo artiste bëri debutimin si regjisore me këtë film. Ky film paraqet një grua e cila derisa është për pushime verore, u vihet pas një nëne dhe të bijës së saj.

Holliwood Reporter në pozitën e gjashtë vlerësoi filmin “The Souvenir: Part II”, me regji të Joanna Hogg. Ky film është autobiografik, dedikuar Hog. Ajo mundohet të marrë vetën nga një lidhje që përfundon me tragjedi. Filmi “The Souvenir: Part II” ka marrë kritika pozitive.

Në pozitën e shtatë vjen filmi “West Side Story “, me regji të Steven Spielberg. Ky është filmi i dytë i merazhit të gjatë, adaptim nga mjuzikli i vitit 1957 me po këtë titull.

Filmi francez “Petite Maman” është në pozitën e tetë. Ky film paraqet një vajzë të vogël, e cila mundohet të marrë vetën nga vdekja e gjyshes së nënës së saj. Regjinë e filmit e ka bërë Celine Sciamma, e cila në skenën ndërkombëtare arriti sukses me filmin “Portrait of a Lady on Fire”.

Në pozitën e nëntë është filmi “Passing”me regji të Rebeka Hall. Ky film bazohet në romanin e vitit 1929, me po këtë titull, të Nella Larsen. Titulli i tij i referohet afrikano-amerikanëve, të cilët kishin lëkurë me ngjyrë më të hapur, e të cilët pranoheshin si të bardhët.

Dhe në pozitën e dhjetë sipas Hollywood Reporter vjen filmi “The Tragedy of Macbeth”. Ky film është me regji të Joel Coen, ndërkaq bazohet në dramën e Shekspirit, Macbeth. Në rolet kryesore paraqiten Denzel Uashington e Frencis MekDormen. Filmi ka marrë kritika pozitive, si për skenar e regji, për paraqitje të aktorëve me role e kinematografi./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →