Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

100 vjeçari thyen rekord për angazhim në një kompani për 84 vjet

nga Egzona Mehmeti2 maj 2022

Braziliani Walter Orthmann ka punuar në një kompani për 84 vjet e nëntë ditë. Këtë e verifikuan përgjegjës të librit të rekordeve botërore Guinness, të cilët edhe e regjistruan në Guinness për angazhim për shumë vite në  kompani të njëjtë.
Ky 100 vjeçar, në kompani të njëjtë për kaq vite ka punuar me plot pasion, me angazhim të madh dhe disiplinë. Këto janë gjërat që edhe e kanë motivuar të punojë për kaq shumë kohë atje, ka thënë ai.
Walter Orthman e ka filluar punën si asistent shitjeje me 17 janar të vitit 1938, kur ka qenë vetëm pesëmbëdhjetë vjeçar. Ka qenë kompani tekstili në Santa Catarina, Brazil, që ishte quajtur Industrias Renaux S.A (Industrias Renouks Es Ej), e që tani njihet si ReneauxView.
Orthmann ka qenë gjithmonë entuziast kur kur vinte puna të mësonte diçka të re.
Edhe në shkollë ishte shquar nga të tjerët, veçanërisht për inteligjencë.
Në mot me shi, të fohtë apo në baltë, ai ka shkuar këmbëzbathur në punë dhe  gjithmonë i gatshëm që të punonte.
Orthmen e ka filluar punën në këtë moshë për t’i ndihmuar familjes së tij. Shpejt ishte bërë menaxher shitjeje.
Walter beson se e mira e punës është se ajo të ndihmon të kesh një qëllim, të jesh i angazhuar. Gjatë 84 vjetëve në kompani, ai ka parë shumë gjëra.
Orthmen gjatë kësaj periudhe ka kuptuar se një prej gjërave më të rëndësishme të të qenurit në punë është që gjithmonë të jetë në hap me kohën dhe të përshtatet në rrethana të ndryshme.
Me datën 19 prill 2022, ai mbushi 100 vjet jetë dhe ditëlindjen e festoi me bashkëpunëtorët e tij, familjen dhe shoqërinë në një gosti që do të mbahet mend gjatë.
Orthmen është karizmatik. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mendje kthjellët. Ai ushtron çdo ditë fizikisht. Ky 100 vjeçar edhe tani shkon çdo ditë në punë ku i motivon të rinjët me fjalë, u jep këshilla rreth punës, por edhe jetës. Ai thotë se këshilla më e mirë që mund t’u japë është të punojnë në një kompani të mirë, në një ambient ku ndihen të motivuar. Pra, kjo është shumë me rëndësi për një person, pasi që nëse nëse nuk ndihemi mirë në një ambient pune, do të thotë se duhet kërkuar më mirë.
Orthmann  në fund ka thënë se ka punuar gjatë dhe vazhdon të punojë, por se kurrë si ka shkuar në mendje se do të nderohej për këtë, veçanërisht të regjistrohet në Guinness, andaj ndihet i nderuar dhe i privilegjuar./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=m8bre4ts3MU

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →