Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

102 pacientë me Covid-19 po trajtohen në SHSKUK

nga Xh.D19 korrik 2021
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 102 pacientë të prekur me Covid-19, prej tyre, 16 janë të konfirmuar pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore, sipas raportit të SHSKUK.
Në QKUK janë të shtrirë 93 pacientë, 8 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive – 48 pacientë, 2 në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë –  45 pacientë.
Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 9 pacientë:  8 të konfirmuar pozitivë, 3 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 6 pacientë./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →