Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

11 të vdekur nga një eksplodim në një fabrikë

nga Kaltrina Berila12 shkurt 2021

Të paktën 11 persona, përfshirë një grua, kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë private fishekzjarresh në Indi.

Raportet lokale thanë se shumë njerëz janë ende të bllokuar brenda fabrikës, transmeton rtv21.tv.

Fabrika kishte prodhuar fishekzjarre për dy vjet. Sipas raporteve lokale, fishekzjarrët që ishin ruajtur në gjashtë dhoma në fabrikë kanë marrë flakë njëra pas tjetrës duke çuar në një shpërthim të madh.

Policia i tha se ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:30 dhe se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në disa spitale për trajtim.

Policia tha gjithashtu se po heton shkaqet e shpërthimit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →