Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës apel shoferëve për kujdes të shtuar në trafik

nga Venera Grabanica7 janar 2026
Policia e Kosovës apel shoferëve për kujdes të shtuar në trafik

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë nga të reshurat e shiut dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe me mundësi të paraqitjes së ngricave.

Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik:

“Kushtet aktuale atmosferike: Reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor.

🚗 Këshilla për shoferët:

📏 Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.

⚠️ Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.

🛑 Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë me shi e të mbuluara me borë dhe akull.

❄️ Pajisuni me gomat dhe mjetet dimërore”, apelon policia.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →