Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

12 persona u vranë nga bombardimet ruse në Severodonetsk

nga Egzona Mehmeti19 maj 2022

12 persona janë vrarë në Severodonetsk të kontrolluar nga ukrainasit pas bombardimeve ruse, ka informuar në Telegram kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut.
Serhiy Hayday ka bërë të ditur se më shumë se 40 persona që janë plagosur në sulmet po marrin trajtim mjekësor – dhe ka pasur shkatërrime të konsiderueshme që kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan BBC.
Në mesin e viktimave, dy gra janë gjetur të vdekura në një banesë të goditur nga një raketë, ka informuar ai në postimin e tij.
Sipas Hayday, të paktën tetë shtëpi janë dëmtuar dhe shpëtimtarët nuk kanë qenë në gjendje të arrinin në vendet e djegura për dy orë për shkak të granatimeve./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →