Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

12 vjeçari dorëzon në polici një kuletë me 2 mijë e 500 euro

nga Venera Grabanica7 gusht 2024
12 vjeçari dorëzon në polici një kuletë me 2 mijë e 500 euro

Një 12 vjeçar me inicialet B.A ka dorëzuar në stacionin e Policisë në Skenderaj një kuletë me para dhe dokumente.

Sipas Policisë së Kosovës veprimi shembull i dymbëdhjetëvjeçarit në Skenderaj ka bërë të mundshëm që portofoli me para 2 mijë e 500 euro t’i kthehet pronarit.

“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”, thuhet në njoftim të policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →