Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

125 mijë familje mbesin pa energji elektrike në Paris

nga B G9 dhjetor 2022
125 mijë familje mbesin pa energji elektrike në Paris

Një total prej 125 mijë familjesh në Paris janë pa energji elektrike, pas një ndërprerjeje në shkallë të gjerë të energjisë.
Operatori i rrjetit francez, RTE përmendi një prishje të transformatorit si arsye të ndërprerjes.
Parisianët shpërndanë në rrjetet sociale fotografi të rrugëve të tëra të mbetura në errësirë.
Ndërprerja e energjisë elektrike erdhi pasi autoritetet franceze planifikojnë edhe sot mbylljen e përkohshme dhe të kontrolluar të furnizimit me energji elektrike për t’u përgatitur për pengesat e mundshme të furnizimeve në janar, kur shumë centrale bërthamore franceze po i nënshtrohen mirëmbajtjes, shkruan ATSh.
Qeveria ka filluar përgatitjet për ndërprerjet e lokalizuara të energjisë elektrike gjatë ngarkesave maksimale, përcjell KosovaPress.
Qëllimi është të shmanget një ndërprerje e pakontrolluar.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →