Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

13 shkurti Ditë Zie në Shqipëri

nga Venera Grabanica10 shkurt 2023
13 shkurti Ditë Zie në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka vendosur që e hëna e 13 shkurtit do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë solidariteti me Turqinë pas tërmetit që goditit këtë vend dhe Sirinë fqinje.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, u shpreh Rama.
Në shenjë solidariteti me Turqinë pas tërmetit që goditit këtë vend dhe Sirinë, 8 shkurti në Kosovë ishte Ditë Zie./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →