Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

13 vjeçarja bëhet nënë

nga B.K25 dhjetor 2018

Ndonëse lindja ka qenë e parakohshme,  fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e hënë.

Ajo e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femër në javën e 33 të shtatzënisë.

Në QKUK kanë thënë se ndonëse lindja ka qenë e parakohshme,  fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13 vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale.

Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë.

“Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005”, ka thënë ai./Koha.net

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →