Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

135 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

nga Venera Grabanica5 shtator 2020

Shifrat nga koronavirusi në Shqipëri mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 860 testime prej të cilave 135 rezultuan pozitive.

Ndërkohë i lartë mbetet numri i personave të shtruar në spitale ku aktualisht 189 pacientë marrin mjekim. 12 persona janë në terapi intensive ndërsa 4 në intubim.

Këtë të shtunë u regjistruan 6 viktima të reja ku numri total i personave që kanë humbur betejën me virusin është 312./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →