Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kuka: Shpresoj që edhe sot një javë të jetë një ditë e gëzueshme!

nga RTV2120 prill 2017

Driton Kuka është shprehur i lumtur më suksesin e xhudistëve kosovare

Trajneri i xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi, Driton Kuka është shprehur i lumtur me dy medaljet e fituara sot nga xhudistet kosovare në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajt në Poloni.

“Majlinda e Nora përsëri me medalje nga Kampionati Evropian.Distria e pafat ishte sot por megjithatë një e artë një e bronztë një vend i 7 i Distrias.Nesër Akili e Loriana”, ka thënë Kuka.

Kuka po ashtu ka thënë se shpreson që sot një javë të jetë një ditë e gëzueshmë si sot dhe të lirohet Ramush Haradinaj nga Franca.

“Do Zoti i madh që sot një Javë të jetë ditë e gëzueshme si sot e të na kthehet Heroi ynë në Kosovë”, ka thënë Kuka.

Ndryshe sot xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajtë në Poloni.

Po ashtu me medalje nga ky kampionat është kthyer edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e bronztë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →