Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

14 prilli caktohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

nga Kaltrina Berila12 prill 2023
14 prilli caktohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpallur 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur më 12 prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim është marrë në bashkërendim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se shpallja e kësaj dite bëhet për të “njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave e vajzave, por edhe të burrave e djemve të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës” së fundit në Kosovë më 1998-99.

Pavarësisht se nuk ka numër të saktë, sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit janë rreth 20.000 raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarët e forcave serbe./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →