Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve të Qeverisë

nga RTV2121 prill 2017

ASK ka publikuar  pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tre mujorit të katër të vitit 2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar për herë të parë llogaritë qeveritare të Kosovës, ku vërehet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016, ishte 436.6 milionë euro, ndërsa, shpenzimet për këtë kohë ishin 596.4 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tre mujorit të katër të vitit 2016.

“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →