Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

15 vjet burg për burrin që rrahu gruan për vdekje në Samadrexhë

nga Kaltrina Berila16 janar 2023
15 vjet burg për burrin që rrahu gruan për vdekje në Samadrexhë

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 15 vjet burgim personin me inicialet I.H pasi i njëjti e ka rrahur gruan e tij për vdekje në dalje të fshatit Samadrexhë.
Sipas prokurorisë, i dënuari ia ka kapur të tashmë të ndjerës kokën dhe kështu ia ka përplasur atë për asfalti, duke i shkaktuar lëndime të mëdha.
“Se i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetës edhe në vdekjen e personit tjetër, në atë mënyrë që me dt. 31 maj 2019, rreth orës 17:30 min. duke drejtuar veturën e tipit ‘………’, me ngjyrë hiri me një targë përpara ……… në rr. ‘Gusia’, në dalje të fshatit Samadrexhë, në rrugën ‘Avni Hodaj, rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë-Rahovec, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj e ka ndal automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, të njëjtën me forcë e nxjerr jashtë dhe kur dalin jashtë në anën e djathtë të veturës, atëherë fillon ta sulmoj fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit dhe kur tani e ndjera është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku për rrjedhojë pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore, në indin trunor dhe në vertikuj, të cilat dëmtime kanë shkaktuar trauma të shumëfishta në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, lëndime këto të konstatuara në raportin e autopsisë nga Dr.F.B., ekspert mjeko-ligjor nga të cilat lëndime më vonë ajo vdes, në QKUK në Prishtinë me datën 15.06.2019”./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →