Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

16-vjeçari me veturë godet për vdekje një grua

nga B.K4 qershor 2022

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së sotme një 16-vjeçar me veturë ka përplasur për vdekje një grua në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair të Shkupit, përcjell TV21.
Gruaja 47-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Më datë 04.06.2022 në ora 13.05 është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev“ automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar nga Shkupi ka përplasur T.R. (47) nga Shkupi. T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →