Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

17 vjet nga vrasja e Triumf Rizës, Sveçla: Ende nuk është vendosur drejtësia

nga Kaltrina Berila30 gusht 2024
17 vjet nga vrasja e Triumf Rizës, Sveçla: Ende nuk është vendosur drejtësia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar policin e vrarë 17 vjet më parë, Triumf Rizën.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Riza është vrarë nga dora e grupeve kriminale, ndërsa drejtësia ende nuk është vendosur në këtë rast.

“17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe u vra zyrtari policor Triumf Riza. Përveç që kam pasur mundësinë ta njoh personalisht Triumfin, të gjithë kolegët që kanë punuar me të e vlerësojnë lartë shërbimin e tij me vullnet e shumë përkushtim për sundim të ligjit e luftim të pakompromis të krimit e bandave kriminale që vendi ynë u përball me vite. Jemi dëshmitarë se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më. Lavdi e përjetshme Heroit Triumf Riza!”, shkruan Sveçla.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →