(Lajm i përditësuar)

Kosova sot shënon 17-vjetorin e pavarësisë, organizimi festiv në sheshin e kryeqytetit, e organizuar nga Komuna e Prishtinës, është përcjellë nga një numër i vogël i qytetarëve, e shkaku besohet se është moti i ftohët që po mbretëron.
Ndërsa, disa prej qytetarëve të cilët po e përcjellin këtë koncert, u shprehën se Komuna e Prishtinës, ka mundur të organizojë një koncert më të madh e më të mirë.
Qytetarja, Anela Zejnullahi u shpreh për KosovaPress se komuna është dashur të bëjë një organizim më të madh, të ftojë asamble të vendeve të ndryshme, e jo vetëm të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Është dashur me bërë një organizim shumë më të madh, me ftua asamble të vendeve të ndryshme, jo veç të Kosovës dhe Shqipërisë, por me u bashku të gjithë bashkë”, u shpreh ajo.
Ndërsa, Fatmir Thaçi, i cili kishte ardhur enkas nga Gjermania për të festuar pavarësinë e Kosovës, theksoi se organizimi është i mirë, dhe spas tij, Kosova është duke shkuar me hapa të mirë.
“Kam ardhur enkas për pavarësinë e Kosovës.. Jemi shumë të gëzueshëm, organizimi ka qenë shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë. Përndryshe, Kosova është duke shkuar në hapa të mirë, presim ditë më të mira… 4:10 Është dashur me u bë, po pritet çdo vit ma mirë me u bë”, theksoi Thaçi.
Ndërsa, Bajram Ademi shtoi se më mirë kishte me qenë të organizohet më ndryshe ky koncert.
“Fort mirë…Me mundur më mirë kishte me qenë, më i madh më mirë”, shtoi Ademi.
Në fund edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i uroi të gjithë qytetarët për festën e pavarësisë.
Rama tha se sot është një ditë e mrekullueshme, siç tha ai “një ditë që është pritur me shekuj”.
“Urime festa e pavarësisë, gjithë qytetarëve të kryeqytetit, gjithë Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Është një ditë e mrekullueshme sot, një ditë që me shekuj e kemi prit dhe tash e kemi. Ta festojmë me shëndet, me dashuri ndaj njëri tjetrit dhe me çdo të mirë për vendin tonë, shtetin e kombin tonë”, tha Rama.
Kosova ka shënuar sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj. Me 17 shkurt 2008, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, demokratik e sovran.
Izraeli uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
MPJ-ja e Izraelit ka uruar Kosovën në gjuhën shqipe.
Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.
Atyre u parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli.
Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.
Ndryshe Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.
Dear Kosovo,
Happy 17th Independence Day! 🇽🇰
Sincerely,
Israel 🇮🇱 pic.twitter.com/5oPW58f7B2— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) February 17, 2025
FSK dhe Policia e Kosovës nderojnë 17-vjetorin e Pavarësisë me parakalim

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë nisur ceremoninë e parakalimit të tyre përgjatë sheshit “George Bush” në Prishtinë.
Kjo për nderë të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje pos krerëve shtetërore, janë edhe mijëra qytetarët.
Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ajo që dha urdhrin për nisjen e këtij parakalimi.
Osmani: Kosova ka arritur të ringritet dhe të forcohet

Në këtë organizim të rasti pati fjalën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë solemne për pavarësinë e Kosovës, e cila ka thënë se Kosova ja ka dalur të ringritet dhe të forcohet.
Sipas saj deri më sot populli i Kosovës ka ardhur pas luftimit dhe sakrificave.
“Ne jemi sot këtu sepse luftuam, sakrifikuam, nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë dhe mizorive. Ne jemi këtu sot sepse ja dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë dhe ta forcojnë shtetin tonë. E falë ushtrisë dhe policisë që sot parakalojnë para qytetetarëve të Kosovës arritëm ta mbrojmë edhe çdo pëllëmb të shtetit tonë.
Në këtë ditë të madhe të historisë tonë, në këtë 17 vjetor të pavarësisë së Republikës qëndrojmë krenarë para flamurit tonë të dashtur, në qiellin e lirë të atdheut tonë për ta nderuar rrugëtimin e lavdishëm të kombit tonë”, tha Osmani. /21Media
Në fjalimin e 17 vjetorit të Pavarësisë, Kurti kujton Thaçin si nënshkrues të deklaratës së pavarësisë

Sot, në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, FSK dhe Policia do të parakalojnë në sheshin “George Bush” në Prishtinë.
Në këtë organizim të rasti pati fjalën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se krijimi i shtetit të Kosovës në historinë moderne të Evropës, është njëra nga historitë më të fuqishme.
Sipas Kurtit krijimi i shtetit të Kosovës në historinë moderne të Evropës, është njëra nga historitë më të fuqishme.
“Është ngritur dhe vazhdon të mirëmbahet Republika e Kosovës, që nga zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 që e nxorën legjistraturën e Kuvendit të Kosovës e cila e shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008 si përfaqësues të popullit dhe deri te zgjedhjet e para të rregullta. Në historinë moderne të Evropës krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit, të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet”, tha Kurti.
Kurti në manifestimin kryesor të shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmendi edhe udhëheqësit e vendit në kohën kur është shpallur pavarësia, ish presidentin Fatmir Sejdiu, ish kryekuvendarin, Jakup Krasniqi dhe ish-kryeministrin, Hashim Thaçi.
“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë ë asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti. /21Media
Sejdiu: Kosova duhet të ruaj marrëdhëniet me aleatët dhe të krijojë qetësi për qytetarët
Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për RTV21 në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës foli për shumë tema, ndër të tjera edhe për urimet nga Shtetet e huaja për pavarsinë e Kosovës.
Sejdiu tha se është e rëndësishme që të shfletohen të gjitha letrat e urimit ndër vite që ka marrë Kosova.
“Unë mendoj se është tepër e rëndësishme jo vetëm për arkivën por të shfletohen të gjitha letrat e urimit që presidentët e vendit nga koha kur kam qenë unë dhe më vnë, prej pavarsisë e këndej i kemi marrë nga burrshtetas e këtyre vendeve qoftë nga Obama qoftë nga pasuesit e mëvonshëm siq ishte Biden dhe tani prapë Trump dhe nga Gjermania, Franca, Italia por edhe vendet e tjera”, tha Sejdiu.
Tutje sipas Sejdiut edhe pse Kosova ka arritur shumë, disa gjëra mbesin ende të parealizuara.
“Ne kemi arrit një nivel të lakmueshëm të asaj që ka qenë e nevojshme të bëhet për këtë kapitull sado që mund të them që në shumë sisteme ka mund të bëhet edhe më shumë sidomos në stabilitetin ekonomik në ligjet e tregut që të jenë të mirëseardhura për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për mirëqenien e tyre, pastaj për luftimin e kriminalitetit i cili fatëkeqësisht ekziston në disa fusha dhe ka stagnuar posaqërisht në vrasjet e herëpashershme tronidtëse që ka pas vendi, dhe në pjesë të tjera ka ec vet dhe bukur që ka ec por jo që s’ka pas nevojë për ndihmë”, theksoi ish-presidenti.
Ndëkraq ai foli edhe për zgjedhjet e fundit ne Kosovë.
“A është e mundshme të bëhet një koalicion nuk e di nga kjo që kemi parë deri tash se po shoh edhe gjuhë thjesht bukur të ashpër, por a ka nevojë që të shkohet në një proces të ri zgjedhor do të ishte evuntualisht një reprize e kësaj që mrrimë deri tash”, shtoi ai.
Në fund Sejdiu tha se është e rëndësishme të krijohet qetësia te qytetarët e vendit, si dhe të ruaj marrëdhëniet me aleatet e jashtëm.
“Kosova nuk ka luks që të bëj vrojtime her andej her këndej dhe të testoj aleatet të formave të ndryshme për neve është luks të mbahemi për dore siq mbahemi bashkë me SHBA-në”, përfundoi Sejdiu./21Media
Konjufca: Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj aleatëve SHBA-së dhe shteteve evropiane
Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka uruar Ditën e Pavarësisë.
Konjufca tha se pavarësia u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.
“Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.”
Ai po ashtu tha se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane “që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar ai.
17 vjetori i pavarësisë, qytetarë të shumtë mblidhen në sheshet e Prishtinës
Temperaturat e ulëta nuk i kanë penguar qytetarët e Kosovës që të mblidhen në sheshet e Prishtinës për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë, por edhe për të parë nga afër parakalimin e Forcës se Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës i cili pritet të nis në ora 12:00.
Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, do të bëhet parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Kjo ngjarje mbahet nën patronatin e presidentes dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, derisa parakalimi zhvillohet në sheshin “George Bush”.
“Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në njoftim e ministrisë së Mbrojtjes.
Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit
I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë.
Ai kujtoi në një postim në X “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.
“Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi Grenell.
Ai shkroi se “evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.
“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, shtoi Grenell.
Zyrtari i lartë amerikan tha se “kjo burgosje e padrejtë duhet të marrë fund” ndërsa postimin e mbylli me një “#Jack Smith”, emrin e prokurorit i cili i akuzoi ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Presidenti i SHBA-së, Donal Trump s’e ka përjashtuar mundësinë e hetimit të Jack Smith, ndërsa ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të kthehet në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai para një viti ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj tij.
Në një intervistë në NBC New, ka thënë se Smith “është shumë i korruptuar”.
“I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë… mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, deklaronte Trump.
17-vjetori i Pavarësisë – Haradinaj bën homazhe në Prekaz

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë të tij, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kjo për nder të përvjetorit të 17-ë të Pavarësisë së Kosovës.
Bashkë me ta ishte edhe partneri i koalicionit, Nuredin Lushtaku.
Zvicra uron Kosovën: Do t’ju mbështesim në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike\

Zvicra ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ky shtet njofton se mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike, gjithëpërfshirëse dhe prosperuese për të gjithë qytetarët.
“Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Lituania e uron Pavarësinë e Kosovës: Le të vazhdojnë të lulëzojnë aspiratat tuaja evropiane
Lituania ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ministria e Jashtme e këtij vendi, ka uruar që të ketë paqe, stabilitet e prosperitet në Kosovë.
“Le të vazhdojnë të lulëzojnë aspiratat tuaja evropiane!”, thuhet në një postim në “X”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe anëtarë tjerë të LDK-së, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e Rugovës në shtet formimin e Kosovës.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e vizionit të Rugovës për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, duke vlerësuar rolin e tij historik në procesin e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, si dhe vizionin e tij për aleancën me perëndimin.
Më 17 shkurt, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Ata shprehën mirënjohje për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit.
Fakte për 17 shkurtin 2008 që duhet t’i dini
Kosova sot feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e cila është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe është njohur nga 117 shtete.
Kosova e shpalli pavarësinë duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.
Këto janë 10 fakte që lidhen më 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë të Kosovës:
1) Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta
2) Kryeministri Hashim Thaçi është lexuesi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës
3) Dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi
4) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin presidenti Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi
5) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
6) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.
7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!
8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.
Krasniqi nga Prekazi: Secili prej nesh duhet të zotohet për të punuar më shumë për vendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët.
Ai pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, derisa ka kujtuar sakrificen e atyre që kanë dhënë jetën për liri, ka nënvizuar se secili në këtë ditë duhet të frymëzohet e zotohet për të punuar më shumë për Kosovën.
Ai ka kujtuar edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke uruar që ky të jetë viti i fundit që shënohet dita e pavaresisë pa prezencën e tyre.
“Në këtë festë të madhe për vendin tonë, uroj gjithë qytetarët e Kosovës kudo që janë, gëzuar ditën e pavarësisë. Është një ditë e cila ka përmbyllur sakrificën e madhe të gjeneratave duke realizuar kërkesën që ka pasur populli ynë për dekada dhe secili prej nesh në këtë ditë duhet të frymëzohet e zotohet për të punuar më shumë për vendin tonë dhe për të bërë Kosovën tonë më të mirë. Shfrytëzoj rastin që para së gjithash këtë ditë t’ua uroj miqve tanë, liderëve dhe udhëheqëseve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, filluar nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari Kadri Veseli, kryetari Jakup Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi dhe gjithë të tjerët me urimin që të jetë ky viti i fundit që shënojmë ditën e pavarësisë pa prezencën e tyre”, tha Krasniqi.
Për shënimin e ditëlindjes së 17 të shtetit të Kosovës sot janë organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore.
17 vite më parë, saktësisht në ora 15:39 në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serb.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
Përvjetori i 17-të i Pavarsisë – Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

Sot shënohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Në nder të kësaj dite, krerët e shtetit kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ata vendosën kurora lulesh pranë varrezave atje.
Sejdiu uron Pavarësinë, kërkon kujdes të shtuar me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Sejdiu tha se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë.
“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, deklaroi ai për RTK-në.
Ai ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.
“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, tha ai.
Fatmir Sejdiu, më 17 shkurt të 2008-tës kur u shpall pavarësia ka qenë president i Kosovës.
Hamza: Nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar larg, paguajnë çmimin e tyre
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë një dedikim duke uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë.
Ai flet për ndjenjën e krenarisë duke nderuar dhe krerët e UÇK-së që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë.
”Sot është ditëlindja e 17-të e Republikës së Kosovës. Sot nderojmë historinë tonë. I nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. I nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar, shumë larg Kosovës, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre.
Me krenari dhe të palëkundur po e ndërtojmë një Kosovë, ku liria, barazia dhe drejtësia e forcojnë shtetin dhe shoqërinë. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është ëndrra e madhe për Kosovën. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është forca e popullit tonë. KOSOVË, e gëzofsh ditëlindjen e 17-të! Qytetarë krenarë, qëndroni të bashkuar dhe me shpresë!”, ka shkruar ai në “Facebook”./21Media
Turqia uron Kosovën: Vend mik, do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona
Turqia ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ky shtet e ka quajtur Kosovën ‘vend mik’, përderisa janë zotuar se do të vazhdojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet.
“I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, thuhet në një postim në “X”, të ministrisë së Jashtme të Turqisë.
We congratulate the brotherly people of Kosovo on the 17th anniversary of their independence. We will continue to enhance our relations in every field.
I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë.
We congratulate the brotherly people of Kosovo on the 17th anniversary of their independence. We will continue to enhance our relations in every field. 🇹🇷🇽🇰
I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë.… pic.twitter.com/RNRzRBV0IM
— Turkish MFA (@MFATurkiye) February 17, 2025
Udhëheqësit e lartë të FSK-së bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtetërorë, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kjo ceremoni u pasua nga nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë të FSK-së, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një vend simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Ky vend historik, i njohur si simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, shërben si një kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë por të lavdishme që vendi ynë ka kaluar. Homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.
Rohde uron 17 shkurtin me një video speciale

Me një video tejet të veçantë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë.
Ai shihet para monumentit “Newborn”, te Biblioteka Kombëtare, monumenti “Heroinat”, duke ngrënë akullore e pirë kafe, te shtatorja e Skënderbeut e Ibrahim Rugovës.
“Në emër të Gjermanisë dhe gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet më të përzemërta”, ka thënë Rohde.
Ai ka shtuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
“Gjermania është krenare duke qëndruar pranë jush, duke mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë testament i lidhjes së fortë mes dy kombeve tona”, ka thënë ai.
Rohde ka thënë se “pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol por realitet”.
Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës dhe i Demaçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti në nder të Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Sot, Kosova shënon 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Osmani në 17-vjetorin e pavarësisë: Ecim përpara, s’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pas ngritjes solemne të flamurit, Osmani falënderoi të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane.
Para mediave, e para e vendit gjithashtu tha se do ecet para, pasi sipas saj, s’ka asgjë që e ndalë Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme.
“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.
Pas ngritjes solemne të flamurit, Osmani falënderoi të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane.
Para mediave, e para e vendit gjithashtu tha se do ecet para, pasi sipas saj, s’ka asgjë që e ndalë Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme.
“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.
Kurti uron pavarësinë: Kosova ka punuar për të përmbushur idealin e dëshmorëve dhe ëndrrat e rinisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeverisës tha se teksa festojmë kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Ne sot ndërojme të gjithë ata të cilët sakrifikuan e u flijuan për lirinë tonë, nga heronjët, dëshmorët e martirët, që dhanë jetën e tyre, te invalidët, dhe veteranët e UÇK-së, te veprimtarët dhe mbarë qytetarët, që qendruan të palëkundur përballë sfidave, që të gjithëve u jemi mirnjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyre”, tha Kurti.
Kurti në këtë mbledhje foli edhe për demokracinë e vendit.
“Republika jonë sot është me e forte dhe më vitale se kurrë më parë, jo vetëm se kemi investuar në siguri dhe mbrojtje por sepse kemi forcuar institucione demokratike dhe kemi normalizuar funksionimin e tyre që t’i shërbejnë para së gjithash e mbi të gjithave qytetarëve të Republikës”, tha ai.
Ai ka shtuar se liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e demokracia kërkon institucione të forta.
Kryeminitri theksoi tutje se suksesi ynë është dëshmi që kemi punuar në përputhje me amanetin e idealin e dëshmorëve të kombit dhe në përputhje me të drejtat e popullit, dëshirat e rinisë dhe ëndrrat e fëmijëve.
“Urime e gëzuar dita e pavarësisë. Rroftë Republika jonë”, tha Kurti. /21Media
Presidentja e kryeministri bëjnë homazhe te Memoriali për të Zhdukurit

Dita e sotme ka nisur me aktivitete të shumta të organizuara nga institucionet për shënimin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Pas mbledhjes së qeverisë dhe ngritjes së flamurit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bënë homazhe edhe te Memoriali për të Zhdukurit.
Gjatë ditës parashihen edhe shumë aktivitete në nderim të kësaj feste të madhe për popullin e Kosovës.
Ngritja solemne e flamurit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë marr pjesë në ngritjen e Flamurit të Kosovës.
Të dy liderët kanë uruar 17 shkurtin ditën e Pavarësisë së Kosovës.
FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në Prishtinë

Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, do të zhvillohet parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” në Prishtinë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të ndjekin manifestimin qendror, dedikuar përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në njoftim.
Kosova feston sot pavarësinë, 17 vjet shtet

Republika e Kosovës feston sot 17-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik.
Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore. Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të vitit 2008 ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik.
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.
Kështu më 17 shkurt të vitit 2008 u kurorëzua ëndrra për pavarësi e një populli që kaloi nëpër vuajtje dhe diskriminim, nëpër një luftë të përgjakshme, e cila ishte vetëm kapitulli i fundit tragjik i një drame me shumë akte, dramë e cila u shtri përgjatë një shekulli.
Kjo është Deklarata solemne e Pavarësisë që u lexua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në prani të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe Presidentit të Kosovës:
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”













