Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

179 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Kaltrina Berila19 qershor 2021

Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është lehtësuar dukshëm.
Në tërë vendin aktive janë 179 raste. Ndërsa gjatë ditës së djeshme rezultuan 9 raste pozitive dhe nuk u shënua asnjë viktimë.
“Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 341 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125 mijë e 882 doza të vaksinës. Deri më sot 16 mijë e 821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →