Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 182 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 613 testime të kryera.
50 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 19 në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë vdekje.
Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.
Aktualisht janë 1 mijë e 35 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin, teksa janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit.
Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 133,912 raste, prej tyre 130.418 janë shëruar, 1,035 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 2,459 pacientë./21Media









