Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bujar Nishani, qytetar nderi i Prizrenit

nga RTV2127 prill 2017

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të këtij titulli për kryetarin e Shqipërisë, do të organizohet me datën 13 maj

Kuvendi i Prizrenit, ka miratuar vendimin që kryetari në largim i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, të shpallet qytetar nderi i Prizrenit

Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Prizrenit, është miratuar propozimi i kryetarit të komunës, Ramadan Muja, që kryetari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, të shpallet qytetar nderi i kësaj komune, shkruan rtv21.tv

Kryesuesi i organit më të lartë legjislativ në Prizren, Kujtim Gashi, tha se ky çmim do t’i ndahet presidentit Nishani me motivacionin për përkrahjen që po ofrojnë për shtetin dhe popullin e Kosovës institucionet e shtetit shqiptar.

Ky propozim është përkrahur nga të gjitha grupet e kuvendarëve që përfaqësohen në Kuvendin e Prizrenit.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të këtij titulli për kryetarin e Shqipërisë, do të organizohet me datën 13 maj, gjatë kohës kur është paralajmëruar një vizitë treditore në Kosovë të kryetarit shqiptar në largim, Bujar Nishani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →