Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

19 të vdekur dhe mbi 400 raste të reja me Covid-19

nga Egzona Mehmeti19 shkurt 2021

19 persona të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, u konfirmuan edhe 415 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 244 persona.

Rasttet e reja janë nga: Shkupi – 170, Prilepi – 62, Kavadari –  32, Velesi – 25, Negotina – 20, Ohri – 12, Strumica – 11, Gjvgjelia – 10, Kumanova, Tetova dhe Shtipi nga 8, Bogdanci – 7, Struga– 6, Kriva Pallanka – 5, Kratova, Demir Hisari, Koçani dhe Krusheva nga 4, Gostivari dhe Kërçova nga 3, Manastiri, Dellçeva dhe Vallandova nga 2 dhe Vinica, Dibra dhe Demir Hisari nga 1.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19 janë realizuar 497.268 testime, prej tyre të pozitiv kanë rezultuar 98.584 persona.

Nga personat e infektuar, 89.022 persona e kanë fituar betejën me virusin ndërkaq 3.037 të tjerë kanë vdekur. Raste aktive janë 6.525, shkruan TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →