Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

2 milionë euro për Luginën e Preshevës, reagon Arifi

nga Kaltrina Berila30 tetor 2021

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2 milionë nga buxheti për Luginën e Preshevës. Lidhur me këtë ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se ka vite që ka kërkuar që kjo trevë të jetë pjesë e planifikimit buxhetor.
Përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, Arifi e ka falendëruar kryeministrin Kurti duke shtuar se “bashkë jemi më të fortë”.
Ndërsa, Arifi ka kërkuar nga Shqipëria edhe 4 milionë shtesë.
“Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë 🇦🇱 4 milion euro shtesë”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Projektligjin e Buxhetit 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →