Në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona
Sot bëhen 20 vite nga masakra që ishte kryer nga forcat e armiku në fshatin Rogovë të Hasit, ku kishin rënë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga vrasjet nuk ishin kursyer as shumë civilë të fshatit.
Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat kanë rënë dëshmorë 21 persona.
Aty heroikisht kanë dhënë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.










