Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

“Hyrja e Malit të Zi në NATO, garanci për sigurinë në Ballkan”

nga RTV2129 prill 2017

Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj ka zhvilluar të shtunën një bisedë telefonike me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq, të cilin e ka përgëzuar për votimin në Parlamentin malazez pro anëtarësimit të këtij shteti në NATO.

Ministri Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO reflekton siguri më të madhe për Ballkanin dhe goditje ndaj tendencave për ndikime të jashtme anti-perëndimore në Ballkan. Ky votim i Parlamentit malazez është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Kosovën si shtet fqinj dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi votoi dje për anëtarësimin e vendit në NATO.

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →