Komisioni Evropian ka njoftuar edhe për 205 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën, për shkak të krizës humanitare në vend.
“Kjo e çon ndihmën totale humanitare të BE-së si reagim ndaj luftës në 348 milionë euro, nga të cilat 13 milionë i dedikohen Moldavisë për të mbështetur personat e zhvendosur që vijnë në vend” sipas Balazs Ujvari, zëdhënësi i Komisionit të BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore, ndihma humanitare dhe menaxhim të krizave./21Media









