Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

21 të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Kabul

nga B G18 gusht 2022

Një shpërthim i madh ka goditur një xhami të mbushur me njerëz në kryeqytetin afgan Kabul, duke vrarë 21 persona, thotë policia.
Të paktën 21 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi që ka goditur një xhami.
33 persona të tjerë u plagosën, njoftoi zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran.
Shpërthimi i së mërkurës ndodhi gjatë lutjeve të mbrëmjes. Imami i xhamisë raportohet të jetë në mesin e të vdekurve.
Ende nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas sulmit, një javë pasi një militant i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) vrau një klerik pro-Taliban në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul.
IS është shfaqur si armiku më i fuqishëm i talebanëve, të cilët morën kontrollin mbi Afganistanin vitin e kaluar. Të dy grupet tani janë përfshirë në një betejë të turbullt dhe të përgjakshme./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →