Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

23 vjeçari nga Vushtrria arrestohet për shitje të drogës

nga Venera Grabanica5 maj 2022
Pasditen e sotme  policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “ Blerje, posedim, shperndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’’.
Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili gjatë kontrollit në çantën e krahut i janë ë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. A., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masen e ndalimit policor.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →