Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

24 vjeçari qëllohet me armë në Tiranë

nga Venera Grabanica3 mars 2021

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ndërsa i riu nga frika ka braktisur makinën.

Sipas hetuesve, gjithçka ka ardhur pas një konflikti banal, konkretisht pas disa debateve që kanë patur me disa persona në telefon.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton zonën me qëllim kapjen e autorit ose autorëve.

Njoftimi paraparak i Policisë për ngjarjen:

Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →