Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

242 raste të reja me COVID-19 në Austri

nga RTV2124 gusht 2020

Në Austri u konfirmuan 242 raste të reja me COVID-19. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është ende i madh, dhe në të njëjtën kohë numri i të shtruarve në spital po rritet.

Vjena është përsëri vatra kryesore me 94 raste të reja, pasuar nga Shajerska me 36, Austria e Ulët 29 dhe Austria e Epërme me 20.

Edhe numri i personave që po trajtohen në spital është i lartë, meqë të dielen ishte 116, ndërsa të hënën u ngrit në 135. Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve në kujdes intensiv mbeti i pandryshuar në 23.

Raportohet se një person vdiq në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 733.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →