247 qytetarë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 72 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Durrës, nga 9 qytetarë në Shkodër, Dibër, Divjakë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Vlorë, Devoll, Elbasan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, Gjirokastër, Korçë, Berat, nga 4 qytetarë në Kukës, Skrapar, nga 3 qytetarë në Lezhë, Shijak, Vorë, Himarë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Maliq, Pogradec, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal.
Janë 2,712 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,421 që nga fillimi i epidemisë.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127./21Media









