Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Bie përqindja e papunësisë në SHBA

nga Egzona Mehmeti5 maj 2017

Në SHBA ka rënë përqindja e papunësisë në 4,4 për qind

Përqindja e papunësisë në SHBA ka rënë në muajin prill në nivelin më të ulët në një dekadë, ndërkohë që krijimi i vendeve të reja të punës është rritur ndjeshëm, sipas raportit zyrtar për punësimin publikuar sot.

Përqindja e papunësisë ka rënë në 4.4 për qind (-0,1 pikë), niveli më i ulët që prej majit 2007.

Ekonomia ka krijuar 211 000 vende pune, pas 79 000 në muajin mars.

Këto shifra dinamike për muajin e parë të tremujorit të dytë konfirmojnë optimizmin e Bankës Qendrore Amerikane (FED), e cila kishte theksuar të enjten se dobësimi i rritjes ekonomike amerikane në tremujori e parë ishte i përkohshëm.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →